Skuadra e Arsenalit do të mirëpresë në shtëpi sonte skuadrën e Sunderlandit në ndeshjen cerekfinale të Kupës Carabao.
“Gunners” do të kërkojnë të arrijnë në gjysmëfinale të kompeticionit pas një serie të suksesshme paraprake, pasi që edhe llogariten favoritë të padiskutueshëm për këtë ballafaqim.
Në formacionin zyrtar të publikuar sonte nga skuadra e Artetas, spanjolli ka bërë disa ndryshime në përbërjen startuese duke ndryshuar treshen sulmuese për dallim nga ndeshjet paraprake.
Përvec tjerash, klubi londinez ka njoftuar se tre lojtarë janë infektuar me Covid.
Pas Lokongas, londinezët kanë konfirmuar se edhe Pablo Mari dhe Calum Chambers gjithashtu kanë rezultuar pozitiv me Covid.
Ndërkohë Maitland-Niles mungon në këtë ndeshje pasi është i sëmurë por jo me Covid.