Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTransportuesit e udhëtarëve kërcënojnë me grevë

Transportuesit e udhëtarëve kërcënojnë me grevë

Pjesëtarë të Shoqatës së Transportit Rrugor u takuan me anëtarët rajonalë për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit, sipas të cilit kategori të caktuara duhet të paguajnë më lirë biletat e autobusit.

Përfaqësues nga rajoni i Anamoravës, Prizrenit e Gjakovës deklaruan se masat e Qeverisë kundër COVID-19 që nga fillimi i pandemisë i kanë sjellë para falimentimit.

Nuk jemi kundër këtyre qytetarëve, kundër këtyre kategorive, por jemi që Qeveria të subvencionojë transportin rrugorë dhe këto kategori në forma të ndryshme”, tha kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj.

Në takimin që u zhvillua, të dielën, në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës u morën tre vendime.

I pari ishte dërgimi i një padie në Gjykatën Themelore dhe atë Kushtetuese. Kërkesë tjetër ishte që brenda tre ditësh Qeveria ta anulojë vendimin.

Derisa kërkesa e tretë ishte takimi me ekzekutivin dhe zbatimi i marrëveshjes për subvencionimin e transportit rrugor. E nëse kjo nuk ndodhë u zotuan se do të fillojnë me protestat që i pezulluan një vit më parë, kur ishte ndërprerë transporti plotësisht.

Në një përgjigje përmes telefonit zëvendësministri, Hysen Durmishi, insistoi se vendimi nuk do të anulohet pasi ka bazë të fortë ligjore.

Megjithatë, ai shprehu gatishmëri të takohet me transportuesit për të diskutuar këtë çështje.

 

YouTube player
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments