Saturday, November 23, 2024
HomeSportTransferimi te Chelsea, agjenti i Lukakut zbulon gjithçka që ndodhi

Transferimi te Chelsea, agjenti i Lukakut zbulon gjithçka që ndodhi

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello ka lëshuar një deklaratë mbi transferimin e Romelu Lukakut prej 115 milionë eurosh nga Interi të Chelsea.

 

Agjenti ka siguruar se kjo nuk kishte të bënte me paratë pasi Chelsea kishte qenë në mendjen e lojtarit për vite me radhë, por gjithashtu konfirmoi se drejtorët e Interit luftuan kundër pronarëve kinez për të bllokuar lëvizjen.

Sulmuesi u kritikua ashpër nga shumë tifozë për largimin e tij vetëm disa muaj pas fitimit të Scudettos, që i bëri ata t’ia kushtonin një pikturë murale jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza”.

Ai gjithashtu theksoi se ai dhe lojtari mori kërcënime dhe fyerje dhe vendosi ta bëjë të qartë pozicionin e tij duke lëshuar deklaratën në gjuhën italiane dhe angleze, përcjellë KosovaPress.

“Rrëfimi – se transferimi i Lukakut ishte i projektuar dhe i detyruar vetëm për t’u interesuar për përfitimet financiare po i çon të gjithë në rrugë të gabuar.”, fillon rrëfimi i Pastorellos.

“Romelu kurrë nuk ka shprehur publikisht ndonjë shqetësim ose pakënaqësi në lidhje me përvojën e tij në Inter, situatën e tij kontraktuale ose ngjarjet e mirënjohura të klubit. Interesi i Chelsea ka prekur vërtet shpirtin e Lukakut që në momentin e parë, sepse ai klub do të thotë diçka unike dhe të veçantë për atë.”

“Ditët e fundit kam parë një video të vitit 2009 në të cilën Lukaku si 16-vjeçar vizitoi stadiumin “Stamford Bridge” me shkollën e tij dhe u betua se një ditë do të luante në atë fushë. Unë i rekomandoj të gjithëve ta shikojnë me kujdes, është mbresëlënëse se sa qartë një djalë 16-vjeçar tashmë po vizatonte të ardhmen e tij.”

“Ai donte ta vishte atë fanellë, ia doli kur ishte vetëm 18 vjeç dhe për fat të keq u largua para se të bënte shenjën e tij dhe të fitonte diçka të rëndësishme.”, vazhdom rrëfimi i agjentit të Lukakut.

“Sfida mbeti si një mungesë në zemrën dhe mendjen e tij për gjithë këto vite. Dhe kur, pothuajse papritur, u shfaq mundësia për të provuar përsëri, në moshën 28 vjeçare pas dy sezoneve si lojtar kryesor në Inter ai pothuajse nuk e besoi atë.”

“Besoni apo jo, dashuria e tifozëve dhe lidhja e veçantë me qytetin e Milanos e bëri atë të mendojë për një kohë të gjatë: por më pas, pasi mori vendimin e tij, ai vazhdoi me bindje dhe vendosmëri.”

Pastorello gjithashtu konfirmoi raportet se drejtorët dhe trajneri i Interit Simone Inzaghi luftuan shumë kundër idesë së humbjes së Lukakut, por nuk përmendi presidentin Steven Zhang ose pronarët e klubit.

Ishte raportuar se ata luftuan në mënyrë aktive me presidentin Zhang për ta mbajtur në skuadër reprezentuesin belg.

“Në lidhje me Interin, mund të garantoj që drejtori Beppe Marotta, drejtori Sportiv Piero Ausilio si dhe trajneri Simone Inzaghi, i cili punoi personalisht në këtë çështje bënë gjithçka me fuqinë e tyre për të shmangur këtë transferim. Por ka rrethana që shkojnë përtej kufirit të tyre të vendimmarrjes dhe varen nga udhëzimet e pronarëve.”

“Unë e përfundoj mesazhin tim me një reflektim duke u kthyer dy vjet më parë kur Romelu Lukaku nënshkroi për Interin. Në atë kohë shumë nga ata që sot më ofendojnë dhe më kërcënojnë, më falënderuan me gjithë zemër që e solla në Milano.”

“Nëse do t’ju kishin thënë: Romelu, do të shënojë më shumë se 60 gola në dy sezone, do ta kthejë klubin në maja me shokët e tij të skuadrës, do të luajë në finalen e Europa League dhe do ta fituojë titullin e ligës italiane që mungonte që nga viti 2010, do të emërohëj MVP i Europa League dhe Serie A dhe do të largohet duke sjellë në arkat e klubit një shumë rekord për tregun italian të futbollit; cfare do te kishe bere? A do të pranonit apo jo?”, ka shkruar në fund Pastorello.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments