Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTrajkoviq krahason Kurtin me Vuçiqin: Edhe ai ishte radikal, por pastaj u...

Trajkoviq krahason Kurtin me Vuçiqin: Edhe ai ishte radikal, por pastaj u zbut

Rada Trajkoviq

Presidenti i Forumit Kombëtar Serb (SNF), Momçilo Trajkoviq, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare, nuk do të pranojë ultimatumin e Prishtinës dhe kryeministrit Kurti për të kushtëzuar Serbinë në njohjen e Kosovës, por do të insistojë në vazhdimin e bisedimeve për çështjet kyçe.

Në një intervistë për KosovaPress, e para pas një mungese të gjatë për shkak të sëmundjes, Trajkoviq thekson se Kurti do të duhet të zbusë pikëpamjet e tij dhe të përshtatet në përputhje me interesat ndërkombëtare, të cilat kryesisht i referohen vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Udhëheqësi i SNF Momçilo Trajkoviq pret që Kurti të ndryshojë retorikën e tij zgjedhore dhe fjalorin duke e krahasuar me presidentin serb para dhe pas ardhjes në pushtet.

“Vuçiq ishte një radikal, si ky, një njeri me qëndrime të forta kombëtare dhe madje nacionaliste, por pastaj u zbut. Pastaj kur ai u përball me probleme, dhe posaçërisht duke pasur parasysh që ishte sjellë nga disa marrëdhënie ndërkombëtare, të cilat i kërkojnë të përshtatet në drejtimin e proceseve demokratike. Edhe këtu, unë pres që, pavarësisht nga fakti që Kurti dhe Osmani konsiderojnë se ata u zgjodhën ekskluzivisht nga populli dhe se ata do të jenë të pavarur, se ata do të zbuten dhe do të përqendrohen në dialog “, vlerëson Trajkoviq.

Ai thekson se nëse kryeministri Kurti dëshiron të jetë në pushtet nuk guxon të bëhet frenues në procesin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës dhe se duhet të rregullojë politikën e tij në përputhje me interesat ndërkombëtare.

“Unë jam i sigurt që dialogu do të kërcejë nga vendi i gjashtë, krahas korrupsionit, ai do të jetë i barabartë në agjendën e tij, sepse vetëm në atë mënyrë mund të justifikojë se e meriton pozitën e Kryeministrit”, thotë Trajkoviq.

Ai thekson se në vazhdimin e dialogut, nuk duhet menduar për njohjen reciproke të Serbisë ose Kosovës, sepse këto janë çështje që i distancojnë të dy palët nga çdo marrëveshje dhe kompromis.

Ndërsa përkujton se ajo që tashmë është rënë dakord duhet të realizohet, duke filluar me Asociacionin e Komunave Serbe, rregullimin e marrëdhënieve juridike dhe të pasurisë, si dhe çështjen e pensioneve.

“Nuk është zgjidhje nëse pas çdo raundi bisedimesh, njëra palë mendon se ka fituar, dhe tjetra që është mundur, ose të dy palët mendojnë se kanë fituar, dhe në thelb asgjë nuk ka ndryshuar,” thotë Trajkoviq dhe shton:

Lidhur me ndërtimin e rrugës nga Jarinje në Mitrovicë, si dhe kundërshtimin e Prishtinës ndaj ndërtimit të Beogradit në territorin e veriut të Kosovës, Trajkoviq thotë se rruga nuk duhet të shihet si fitore apo humbje e dikujt.

“Një rrugë e tillë nga Jarinje në Mitrovicë duhet të jetë një fitore për të gjithë, dhe jo diçka që do të diskutohet. Pra, si Kurti ashtu edhe Vuçiq mund ta zgjidhin këtë çështje përmes Listës Serbe, e cila është pjesë e atyre proceseve” (prerë). Ky problem duhet të zgjidhet në këtë mënyrë sepse nuk shoh se si Serbia mund të hyjë në mënyrë të njëanshme dhe të bëjë rrugën, nëse autoritetet e Kosovës nuk e njohin atë, kur gjithçka është rënë dakord në Bruksel”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ai pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë në nivelin e Vuçiq-Osmani apo Brnabiq – Kurti, Trajkoviq u përgjigj se dihet se kush vendos.

“Vendimet merren nga Kurti dhe Vuçiq, Vuçiq në Beograd, Kurti në Prishtinë dhe ata janë faktorët përkatës që duhet të zgjidhin problemin”, përfundoi Trajkoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments