Një person ka humbur jetën në Vrellë të Istogut nga shembja e një muri të një mulliri të vjetër.
Burimet kanë thënë se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit të mulliri i Fazli Sylëve.
Viktima i moshës 57-vjeç dyshohet se kishte shkuar në mulli për të bluar drithëra kur papritmas është shembur muri i mullirit të vjetër.