Wednesday, March 26, 2025
HomeLajmeTragjedia në Koçan: Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni Azizi: Shteti mbulon shpenzimet,...

Tragjedia në Koçan: Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni Azizi: Shteti mbulon shpenzimet, do të zbardhet e vërteta

Nga sot do të fillojë pagesa e ndihmave për familjet e prekura nga tragjedia e rëndë në Koçan. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi gjithashtu njoftoi se qeveria mbulon të gjitha shpenzimet e familjeve, të afërmit e cilëve po kurohen jashtë vendit. Azizi gjithashtu tha se qeveria vijon aktivitetet në drejtim të zbardhjes së plotë të tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj.

“Perveç atyre që po trajtohen në spitalet tona, deri tani, 116 pacientë janë duke marrë trajtim në spitale të jashtme dhe 188 familjarë i shoqërojnë ata, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti. Shteti mbulon të gjitha shpenzimet, që përfshijnë: udhëtimin, akomodimin dhe nevojat e përditshme të tyre. Po ashtu, për çdo të prekur nga kjo tragjedi, Kryqi i Kuq na informoi se do t’ju ndajë mjete financiare familjeve prej 150.000 denarësh, dhe shpërndarja do të fillojë që nga dita e nesërme, dita e hënë.  Ky është një angazhim i menjëhershëm për të siguruar që asnjë i prekur të mos mbetet pa mbështetje. Ndërkohë, edhe hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe me angazhim të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Qeveria është e vendosur të zbardhë të vërtetën dhe të sigurojë që të gjithë ata që janë përgjegjës do të japin llogari për veprimet e tyre. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të vihet në vend,” deklaroi Venera Latifi Azizi, Zëdhënëse e Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments