Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaTragjedia në Kaçanik, çfarë dihet deri tani për vrasjen që tronditi qytetin...

Tragjedia në Kaçanik, çfarë dihet deri tani për vrasjen që tronditi qytetin e vogël

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Kaçanikut. Rreth orës 14:00, policia mori informacion se në magjistralën Ferizaj-Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”, përballë Varrezave të Dëshmorëve dy persona janë sulmuar me armë zjarri.

Dy personat, që ishin vëllëzër nga fshati Dubravë i Kaçanikut, ishin sulmuar teksa në vend të ngjarjes menjëherë kishin dalë Policia dhe Prokuroria.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Kurse, nga Prokuroria në Ferizaj, kanë bërë të ditur se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshurit lidhur me këtë rast gjenden në arrati.

Disa orë më vonë policia vetëm se kishte një pistë hetimi dhe kishte identifikuar autorin e krimit. Ai ishte në arrati, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës kishte qëndruar një kohë në vendin e ngjarjes derisa ekipet e forenzikës kishin kryer hetimet e tyre dhe kishin mbledhur provat.

I plagosuri ishte dërguar menjëherë në QKUK ku i ishte nënshtruar një operacioni. Burimet e IndeksOnline nga QKUK kanë thënë ai është plagosur rëndë në fytyrë dhe pjesë tjera të trupit, mirëpo mjekët kanë arritur ta stabilizojnë gjendjen e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments