Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedTragjedia në Bullgari: Nesër ditë zie edhe në Kosovë

Tragjedia në Bullgari: Nesër ditë zie edhe në Kosovë

Edhe në Kosovë nesër do të jetë ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm në Bullgari.

Këtë vendim e ka marrë presidentja Osmani

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Ndryshe, në një aksident që ndodhi në Bullgari afër Sofjes humbën jetën 46 persona, shumica dërrmuese e të cilëve ishin shqiptarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments