Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTragjedi pas tragjedie, krejt çka ndodhi në 24 orët e fundit në...

Tragjedi pas tragjedie, krejt çka ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë shënuar disa ngjarje të kobshme. Erdin Haxhiu, 30-vjeç, është qytetari nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë. 30-vjeçarin e zuri lisi në lagjen Pejton në kryeqytet si pasojë e stuhive dhe erërave të forta që u zhvilluan pasditën e djeshme në vendin tonë. Në vendngjarje mori lëndime serioze edhe një grua, e cila u dërgua për trajtim në QKUK. Rrufeja mbyti një 34-vjeçar në Rahovec dhe në një aksident trafiku në Qyshk të Pejës vdiq një 23-vjeçar.

Kryetari i Podujevës, Shpëjtim Bulliqi, shprehi ngushëllime për vdekjen e të riut Erdin Haxhiu dhe ndër të tjera tha:

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri”.

Erdin Haxhiu

Si pasojë e rrufeve të njëpasnjëshme vdiq një person në Zatriq të Rahovecit.

Në fakt, rrufetë goditën dy persona në Rahovec, ku njëri nga ta vdiq. Viktima ishte një shtetas turk i moshës 34 vjeçar. Personi që e shoqëronte pësoi

lëndime dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Rrufeja la pa rrymë edhe shumë qytetarë të Kosovës si dhe veriun e Mitrovicës.

Një 23 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:25 në rrugën Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Qyshk.

Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments