Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në jug të vendit, kësaj here në plazhin e Himarës.
Mësohet se skafi ka goditur një fëmijë 7 vjeç i cili nga dëmtimet e marra ka ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ky nuk është incidenti i parë i shënuar në plazh për këtë vit.
Më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës. Mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.
Policia Himarë:
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.