Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Rio de Zhaneiro, raportojnë mediat lokale.
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në një lagje të varfër të qytetit.
Policia nisi operacionin pasi mori informata se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për grupet e tyre kriminale.
Dy pasagjerë në një vagon të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan.
Policia konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të saj.
Sipas lajmeve lokale, banda e shënjestruar në këtë bastisje ishte e përfshirë në trafik droge, vjedhje të shumta, vrasje dhe rrëmbime.
Rio de Zhaneiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës. /REL