Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaTrafiku Urban do të shtrihet edhe në zonat më periferike të Prishtinës

Trafiku Urban do të shtrihet edhe në zonat më periferike të Prishtinës

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilir Musliu ka thënë se do t’i përfshijnë në Trafikun Urban vendet rurale të Kryeqytetit. E gjithë kjo sipas tij, do të bëhet falë grantit prej 400 mijë euro nga BERZh-i

Në një intervistë për Ekonomia Online, Musliu ka thënë se granti total i fituar nga BERZh-i kap shifrën e 600 mijë eurove, teksa 200 mijë do të shkojnë në konsulencë për Trafikun Urban.

“Gjithashtu kemi fituar një grant prej 600 mijë eurosh nga BERZh-i. 200 mijë do të shkojnë në konsulencë për Trafikun Urban, 400 mijë tjera për sektorin e mobilitetit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për ta bërë riorganizimin e linjave dhe shtimin e linjave të reja. Zonat periferike dhe ato rurale janë thuajse pak të përfshira në transport publik, andaj mendohet që me këtë konsulencë në momentin që të bëhet ky shtim i linjave të reja, i gjithë Kryeqyteti të jetë i përfshirë në transport publik”, ka thënë Musliu.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Musliu ka thënë se kanë përfunduar shumë punë. Ai ka përmendur zgjerimin e ndriçimit publik e mirëmbajtjen e rrugëve. Për këto të dyja, Musliu thotë se i kanë munguar Prishtinës.

“Realisht unë e them se gjithçka që sheh në Kryeqytet ndërlidhet në një mënyrë apo tjetrën me Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Punë ditore të cilat i bëjmë janë të shumta, të cilat nëse ndalen atëherë munden me u vërejt. Nëse ndalet mirëmbajtja rrugore çdo ditë që bëhet, atëherë mundesh me pa menjëherë diferencën. Ndërsa projektet më të mëdha të cilat i kemi implementuar brenda këtij gjashtëmujorit të parë, ndërlidhet me sinjalistikë dhe shenjëzim e që është bërë një punë fantastike, në të njëjtën kohë kemi implementuar projektin e mirëmbajtjes së ndriçimit publik dhe zgjerimin e saj, të dyja shumë me rëndësi për faktin se në një kohë shumë të gjatë i kanë munguar Kryeqytetit”, u shpreh Musliu.

Drejtori i Shërbimeve Publike ka deklaruar se kur ka ardhë në krye të detyrës, ka pasur qindra kërkesa për zgjerim të ndriçimit publik.

Thotë se nga 172 kërkesa, kanë arritur t’i përfundojnë më shumë se 100.

“Në kohën kur unë e kam marrë detyrën, kam trashëguar afër 172 kërkesa për zgjerim të ndriçimit publik. Në gjashtëmujorin e parë, diku më tepër se 100 rrugë në Kryeqytet janë ndriçuar për herë të parë. Po vazhdojmë ende, mos të harrojmë e kemi bërë edhe implementimin për herë të parë, zgjerimin e ndriçimit publik në formatin smart. Po mendojmë vitin e ardhshëm me vazhduar për shkak të kualitetit dhe mendoj se e meritojmë me pas një ndriçim të tillë. Në aspektin e mobilitetit është punuar tepër shumë. Ne e kemi nënshkruar kontratën me BERZh-in për kredi në vlerë prej 10 milionë eurove për blerjen e autobusëve të rinj”, thotë Musliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments