Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar kundërkandidatin e tij në balotazh Mytaher Haskuka. Ky i fundit ishte kryetar komune katër vjetër e kaluara.
Totaj thotë se Haskuka keqpërdori buxhetin dhe nuk qeverisi siç duhet. Për këtë ai ka publikuar edhe dokumente. Në një të tillë, ai thotë se Haskuka shihet se ka nënshkruar tenderin ende pa u nënshkruar nga zyra e prokurimit.
“Unë mendoj se ka një deficit serioz në performancë të qeverisjes lokale që udhëhiqet nga kryetari tashmë në ikje Haskuka”, thotë Totaj në emisionin Pressing në T7.
“Ka pasur afro 30 milionë euro suficit buxhetor, i kemi pasur gjashtë drejtorë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dy zyrtarë të zyrës ligjore të arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një mori problemesh me tenderë me zyrën e prokurimit publik”, thotë Totaj
‘Qe një shembull konkret, mund ta shohë edhe kamera, ku Haskuka akoma pa u dhënë njoftimi për tenderë, akoma pa e nënshkruar menaxheri i zyrës së prokurimit dhe përfaqësuesi i biznesit, haskuka e nëshkruan”, thotë Totaj.
“Kjo është shkelje sepse kur e nënshkruan kryetari nuk i mbetet zgjidhje menaxherit të zyrës së prokurimit përveçse ta nënshkruaj edhe ai”, theksoi Totaj.