Kampionati Evropian, Euro 2020 është afër përfundimit.
Italia dhe Anglia do të përballen në “Wembley” në kuadër të finales së “Euro 2020” të dielën.
Ky kampionat u karakterizua nga golat e shumtë dhe ndeshjet e mira dhe dinamike.
Mirëpo, top golashenuesi i “Euro 2020” nuk bën pjesë as në Kombëtaren e Anglisë as në atë të Italisë.
Në fakt, Cristiano Ronaldo është ende golashënues edhe pse u eliminua në 1/8 e finales.
Ronaldo ka shënuar 5 gola dhe një asistim në 360 minuta në këtë kampionat.
Vendin e dytë e mban Patrick Schik, i cili ka shënuar 5 gola në 404 minuta.
Vendi i tretë i takon Karim Benzemas, francezi ka shënuar 4 gola në 349 minuta.
Ndërsa në vendet e tjera mbahen nga futbollistë të Kombëtareve që kanë shënuar nga 4 dhe 3 gola.
Forsberg, Lukaku dhe Kane kanë nga 4 gola, ndërsa Shaqiri, Sterling, Dolberg, Lewandowski dhe Wijnaldum kanë nga 3 gola.