Saturday, November 23, 2024
HomeSportTjetër kosovar drejt Torinos, Sahiti kërkohet nga klubi italian

Tjetër kosovar drejt Torinos, Sahiti kërkohet nga klubi italian

Emir Sahiti është lojtari më i fundit që zyrtarisht do përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

 

Futbollisti i Hajduk Split ka shkëlqyer në muajt e fundit, prandaj me plotë meritë edhe është ftuar që të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës,

Por, ky nuk është i vetmi lajm i mirë për Sahitin, ngase raportohet që skuadra italiane, Torino është e interesuar për shërbimet e tij.

Në fakt, trajneri i Torinos, Juric i admiron karakteristikat e lojtarit dhe do provojë ta transferojë këtë afat dimëror, kështu se paku raporton “Germanijak”.

Ndërkohë, te Torino gjendet edhe Mërgim Vojvoda, por ky i fundit në javët e ardhshme mund t’i bashkohet Romës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments