Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova“Thirrjet për protestë në veri janë plasuar nga BIA serbe”

“Thirrjet për protestë në veri janë plasuar nga BIA serbe”

Eksperti Agim Musliu, deklaroi sot se thirrjet për protestë në Mitrovicë nga persona në rrjete të ndryshme sociale janë të gatuara në Serbi, me qëllim që Kosova të fajësohet edhe njëherë për tensionet e krijuara në veri të vendit. Ai theksoi se të njëjtat janë plasuar nga BIA serbe dhe se kanë për synim tensionimin e situatës edhe në veri të Mitrovicës.

Eksperti i sigurisë tha për KosovaPress se përmes një proteste të tillë Serbia po synon të krijojë trazira edhe në veri, në mënyrë që të “të kompletohet e gjithë figura e fajësimit të Kosovës sikur këto dy ditë.”

Ai ka apeluar qytetarët që të mos të bien pre e këtyre provokimeve dashakëqija, të cilat siç thotë ai së pari u plasuan në rrjetin rus, Telegram.

“Mendoj se janë të rreme dhe jodashamire, apo dashakeqe për popullin e Kosovës, sepse kjo thirrje është e plasuar së pari edhe në rrjetin Telegram, në rrjetin rus, dhe këta individ janë të paidentifikuar, janë të instruktuar që të zgjojnë sa më shumë kureshtje dhe të organizojnë popullin shqiptar që të bëjnë një lloj proteste apo të nxisë dhunë në pjesën veriore të Kosovës, e cila do të plotësonte të gjitha dëshirat e Vuciqit dhe Putinit”, thotë Musliu.

Ai tha se prapa këtyre thirrjeve për të cilat ka reaguar edhe Policia e Kosovës qëndron BIA.

“Kjo është organizuar nga kuzhina e Beogradit dhe BIA-s së Vuçiqit e instruktuar edhe pas gjithë kësaj në terren të BIA-s, dhe shërbimeve tjera armiqësore ndaj kosovareve… Sigurisht që të nxitë ndonjë lloj dhune dhe të fajësohet pala kosovare dhe kështu të kompletohet e gjithë figura e fajësimit të Kosovës sikur këto dy ditë”, thotë mes tjerash Musliu.

Policia e Kosovës u ka bërë sot (e enjte) thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në një protestë për të cilën persona nga profile të ndryshme kanë shpërndarë thirrje.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments