Kosova sot zyrtarisht përfundon fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen të dielën, por për herë të parë në publik Avdullah Hasani po kërkon mbështetjen e miqve të tij dhe qytetarëve për Agim Aliun e PDK-së në Ferizaj dhe Qemajl Aliun e VV-së në Shtime
Ndryshe Hasani ka qenë pjesë e kabineteve të dy kryeparlamentarëve që kur ishte 17 vjeçar si themelues i Kuvendit të të Rinjve dhe pastaj pjesë e kabineteve të tre kryeministrave, por edhe pse punonte me ta ai nuk ishte shfaqur publikisht asnjëherë duke lobuar për ndonjë subjekt politik.
Postimi i plotë i Hasanit:
Të dashur miq,
Balotazhi zgjedhor po krijon shpenzime qoftë ato të buxhetit apo edhe humbje kohe, lidhur me këtë kërkoj nga ju që t’i ndihmoni dy njerëz të mirë, dr. Qemajl Aliun në Shtime dhe Agim Aliun në Ferizaj, që fitoren e tyre ta kurorëzojnë pa balotazhin zgjedhor.
Edhe pse asnjëherë nuk jemi “takuar” me shkrime të tilla dhe kjo është thirrja ime e parë e llojit të tillë në jetën time, për çka ju ftoj që këtë ftesë publike lidhur me dy miqtë e mi ta pranoni drejt duke e vlerësuar si të kohës.