Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaThirret forenzika në BQK, dyshohet për para të falsifikuara

Thirret forenzika në BQK, dyshohet për para të falsifikuara

Falsifikimi i parave po evidentohet thuajse çdo ditë në Kosovë, për çka edhe njësitet policore po ndërmarrin veprime.

 

Një grup i hetuesisë nga Forenzika ka shkuar sot pas mesditës në Bankën Qendrore të Kosovës -BQK pasi banka i lajmëroi ata nën dyshimin se kanë hasur në para të falsifikuara.

Në BQK e kanë konfomuar se kanë pasur ekspert të Fornezikës, por nuk kanë treguar se për çfarë shume të parave bëhet fjalë.

Zyra për informim e këtij institucioni thotë se, “falsifikimi i parasë është vepër penale andaj me qëllim të ruajtjes së integritetit të parasë në qarkullim, lufta kundër parasë së falsifikuar është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse si Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Prokuroria Speciale dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duke përfshirë këtu edhe institucionet financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që veprojnë në Republikën e Kosovës”.

“Ashtu sikurse tek rasti i sotëm, kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tek institucionet financiare që dyshohen të jenë të falsifikuara, tërhiqen nga qarkullimi dhe menjëherë u dorëzohen Policisë se Kosovës, e cila më tutje i dërgon të njëjtat për analize tek Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe njëkohësisht kryhen hetimet dhe iniciohen procedurat e tjera nga institucionet e tjera përgjegjëse”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për lajmi.net.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e një furnizimi të duhur të Kosovës me kartëmonedha dhe monedha euro, për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në ekonomi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments