Disa të mitur janë përleshur të enjten në Skenderaj.
Policia njofton se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta-thikë, ku lëndime kanë marrë tre persona.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.