Televizionet kineze i kanë hijezuar logot e kompanive perëndimore të veshjeve në programet e tyre, në shenjë të përkrahjes ndaj fushatës kundër disa kompanive që kanë reaguar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Xinjiang.
Kompanitë perëndimore po përballen me masa hakmarrëse në Kinë pasi shfaqën shqetësim rreth pretendimeve për përdorimin e punës së detyrueshme ndaj pakicës ujgure në rajonin e skajshëm veriperëndimor.
Pekini e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa shumë kompani janë përballur me bojkotime ditëve të fundit, shkruan BBC,
Në Kinë ka pasur reagime masive në internet. Figurat e njohura i kanë shkëputur lidhjet me kompanitë perëndimore dhe e kanë shfaqur përkrahjen e tyre për pambukun e Xinjiangut.
Tani, edhe udhëheqësit e emisioneve të famshme televizive po mundohen ta përkrahin fushatën, por rezultati i veprimeve të tyre doli disi qesharak, pa qëllim.