Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaThaçi skeptik për BE-në: Për dialogun, Kosova të mbështetet vetëm në SHBA-në,...

Thaçi skeptik për BE-në: Për dialogun, Kosova të mbështetet vetëm në SHBA-në, Britaninë dhe Gjermaninë

Opinionisti Jusuf Thaçi ka vazhduar ta shpreh skepticizmin e tij ndaj Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përmendur faktin se Spanja ka kërkuar që të hiqen simbolet në Samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, meqenëse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, shrkuan Express.

“Mos të harrojmë: edhe Spanja është BE, madje shtet i fuqishëm i BE-së. Spanja nuk ka qëndrim neutral ndaj Kosovës, por ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës. Me qëndrime të njëjta apo të ngjashme me Spanjën në raport me shtetësinë e Kosovës ka edhe shtete të tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën (madje ka edhe shtete të tjera të BE-së që pavarësisht se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë qëndrim negativ ndaj Kosovës)”, ka shkruar Thaçi.

Ai e cilëson naivitet pritjen që BE-ja të jetë neutrale në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Rrjedhimisht, është naivitet të pritet që BE-ja (si organizatë shumë-shtetëshe, brenda së cilës vendim-marrja varet nga secili shtet e ku disa nga këto shtete kanë qëndrim kundër Kosovës e shtetësisë së saj) të jetë një ndërmjetëse neutrale e korrekte në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Thaçi.

“Prandaj, në procesin e dialogut Kosovë-Serbi Kosova duhet të mbështetet vetëm në SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments