Analisti politik Jusuf Thaçi ka thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz e përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, qëndrim ky që nuk ka ndodhur më parë.
Thaçi në emisionin Pressing në T7 tha se ky qëndrim i Gjermanisë është më i rëndësishmi që ka ndodhur në takimet që pati sot Scholz me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kam qenë kureshtar me pa se cka do të ndodh gjatë këtij takimi. Më e rëndësishmja që ndodhi sot ishte qëndrimi për herë të parë i Gjermanisë, që në raport të dialogut Kosovë-Serbi e përmendi njohjen, me sa e di unë nuk ka pasur qëndrim të tillë eksplicit.
Ky është zhvillimi më interesant i kësaj dite. Tashmë e kemi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë që unë mendoj se duhet me qenë bartëse të procesit të dialogut që janë në sinkron sa i përket njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Thaçi.