Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaThaçi për RTK-në: Nuk është e vërtetë që pagesa është bërë gabim...

Thaçi për RTK-në: Nuk është e vërtetë që pagesa është bërë gabim për një shkronjë

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës i ka paguar 472 mijë euro për pesë vjet një kompanie që nuk i ka ofruar shërbim.

Siç është thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ka raportuar edhe drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati,  e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesës së një “R-je”, ku në vend të KRU “Pastrimi”, paratë i kanë shkuar kompanisë “Pastimi”.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se nuk është e vërtetë se pagesa është bërë gabim për shkak të një shkronje por aty duhet të ketë qenë edhe numri i xhirollogarisë.

Ai tha se ky lloj justifikimi i mashtrimit e hajnisë është ofendues, përveçse krim.

Postimi i plotë:

Kjo është hajgare.

Për t’u ekzekutuar një pagesë duhet emri dhe numri i xhirollogarisë së përfituesit. Nëse këto dy të dhëna nuk përputhen, pagesa nuk ekzekutohet.

Kështu që nuk është e vërtetë që pagesa është bërë gabim për shkak të një shkronje në emrin e përfituesit, por aty duhet të ketë qenë edhe numri i xhirollogarisë së “përfituesit gabim”.

Ky lloj justifikimi i mashtrimit e hajnisë është ofendues, përveçse krim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments