Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaTetë vjet nga ngjarja tragjike në Kumanovë, komandant Malisheva: Ankesa jonë është...

Tetë vjet nga ngjarja tragjike në Kumanovë, komandant Malisheva: Ankesa jonë është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Strasburgut

Janë bërë tetë vjet nga ngjarja e cila kishte ndodhur në vitin 2015, në datat 9 dhe 10 maj në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në Kumanovë, më konkretisht në “Kodrën e Trimave”, kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, pjesa dërrmuese e tyre nga Kosova.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve, 7 me burgim të përjetshëm.

Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, njëri nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Malisheva”, tha se ankesa e tyre është duke u shqyrtuar nga Gjykata e Strasburgut.

“Ankesa është pranuar dhe është duke u shqyrtuar, shpresoj të ketë epilog pozitiv, dihet se janë bërë shumë shkelje. Ajo që është më e bukura, që lufta jonë e kishte rezultatin e vet, ajo Qeveri kriminale fashiste, antishqiptare e Gurevskit që ishte proruse, që kishte bërë shumë marrëveshje në favorin e Rusisë, antishqiptare, iku”, tha ai.

I burgosuri tjetër, Naser Baraliu, tha se i tërë procesi gjyqësor ndaj tyre është politik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments