Ministria e Shëndetësisë të hënën ka bërë të ditur se janë kryer 3 711 testime, ku 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mirëpo gjatë së martës edhe pse institucionet nuk punojnë për shkak të festës, në IKShPK numër i vogël i qytetarëve kishin ardhur të testohen, kryesisht mërgimtarë.
Faton Gashi, tha se ka ardhur bashkë me vajzën të testohet ngase i duhet testi negativ për të udhëtuar jashtë vendit.
Ai sqaroi se nuk ka pritur në radhë dhe se procesi ishte i shpejt dhe gjithçka ishte në rregull.
“Kam ardhur, kemi me udhëtuar nesër me vajzën. Sot e bëra, nesër i marrë rezultatet këtu. Në përgjithësi mirë, nuk pat shumë njerëz, shpejt e kryem. Gjithçka mu duk në rregull”.
Edhe Shefqet Berisha u testua për t’u kthyer në Gjermani, atje edhe ku jeton. Ndonëse thotë se i ka marrë të dy vaksina, testi negativ për të hyrë në këtë shtet i duhet patjetër, raporton EO.
“Procesi shumë shpejt, shumë në rregull edhe shpjet. Po me duhet për shtetin ku udhëtojë unë atje në Gjermani duhet me pas. …megjithëse unë i kam marrë dy vaksina e kam vërtetimin, e kam librezën, por duhet si dëshmi si kam qenë këtu 15 ditë që kur të kthehem atje që jam pa virus”.
Përveç në IKShPK testime për Covid-19 kryhen edhe në klinika private në gjithë vendin, prej edhe nga grumbullohen më pas të dhënat për rastet pozitive me virus për 24 orë.