Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Myftiu Naim Tërnava do t’ju drejtohet nesër besimtarëve me mesazh, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, BIK’u ka bërë me dije se mesazhi do të jepet nga Kryesia e BIK’ut në Prishtinë.
“Njoftojmë mediat se me datë 1 prill , (premte) në orën 11:00, Myftiu Naim ef. Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, në selinë e Kryesisë së BIRK-ut, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.