Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar mbi punimet të kësaj ndërmarrjeje në instalimin e nënstacionit të ri.
Ky nënstacion u instalua pranë Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, për të mundësuar ngrohje më kualitative për këto dy institucione të arsimit.
Osmani ka ndarë fotografi nga punimet, duke thënë se Termokosi po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik!
Filluam punimet për instalimin e nënstacionit të ri, i cili do të mundësojë ngrohje kualitative dhe të mjaftueshme për Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

