
Termokos njofton se lagjja Kalabria në Prishtinë sonte do të jetë pa ngrohje.
Sipas Termokos, është duke u punuar në sanimin e një problemi te shfaqur në orët e pasditës.
“Në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet. Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, thuhet në njoftim.