Të dielën e 14 nëntorit në Kosovë janë mbajtuar Zgjedhjet Lokale 2021 në raundin e dytë.
Nga gjithsej 21 komuna sa kanë votuar për kryetarin e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ti fitojë vetëm komuna të vetme.
LIdhur me këto rezultate, ish-deputetja e LDK-së ka reaguar përmes një postimi të saj në Facebook.
Termkolli, këto rezultate i ka quajtur humbje të Albinit dhe jo fitore të LDK-së dhe PDK-së.
Sipas saj populli sikur që i ndëshkoi të gjithë partitë e tjera në Zgjedhjet Nacionale të shkurtit, njëlloj e ndëshkuar edhe Albinit në këto zgjedhje.
Gjithashtu Tërmkolli, u shpreh se nëse nuk ndërron diskursi politik Albin Kurti, atëherë sipas saj zgjedhjet nacionale në pranverë janë të pashmangshme.
Postimi i plotë:
Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja.
Kur ia vunë kapakun të keqes, PDK, LDK e AAK, qytetarët e Kosovës në Zgjedhjet Nacionale, 2021, e votuan Albinin dhe i “rrëzuan” gjithë të tjerët.
Kur Albini i ofendoi e po i nëpërkëmbë rëndë qytetarët e Kosovës me arrogancën e fodullëkun e tij, shqiptarët e “rrëzuan përtokë” në këto zgjedhje lokale.
Populli po godet, “drejt e krejt”, majtas e djathtas, kushdo që i del para me punë të mbrapshta.
Vota është e qytetarit, ai të voton ai të “rrëzon”. Nuk pret më vite e dekada!
Po nuk ndërroi kurs politik Albin Kurti, në pranverën që vjen mund të kemi zgjedhje të reja nacionale.
Me krejt diçka të re!