Sunday, November 24, 2024
HomeLajme“Tërmetet mund të rrezikojnë furnizimin me ujë”, paralajmëron kryeshefi i Ujësjellësit

“Tërmetet mund të rrezikojnë furnizimin me ujë”, paralajmëron kryeshefi i Ujësjellësit

Ushtruese i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, shpreson që gjatë verës mos të ketë reduktime sa i përket ujit të pijshëm, duke theksuar se problematike vazhdon të jetë infrastruktura e mangët.

Sipas tij, falë investimit në impiantin në Shkabaj, kanë arritur që të kursejnë nga dy burimet kryesore të furnizimit të kryeqytetit, liqenin e Badocit e atë të Batllavës.

Megjithatë Xhafa thotë se në furnizimin me ujë mund të kenë tërmetet e që ai i quan raste të jashtëzakonshme.

“Sa i përket ujit të pijshëm nivelet janë relativisht mirë. Po flasim për një menaxhim të mirë të niveleve të ujit. Kishim nivele shumë të mira në janar të këtij viti. Mirëpo kishim një verë të gjatë ku konsumi ishte jashtëzakonisht i lartë i konsumatorëve. Kjo ka bërë që nivelet të ulen relativisht shumë. Mirëpo falë impiantit në Shkabaj ne kemi arritur që të kursejmë dy burime në liqenin e Badocit dhe Batllavës. Sa i përket vitit 2022 unë besoj që nuk do të ketë probleme me furnizim me ujë sepse jemi në një periudhë ku do të kemi reshje nga janari deri në pranverë”.

“Sa i përket furnizimit me ujë qytetarët nuk do të kenë problem me ujë, por problematikë vazhdon të jetë infrastruktura e mangët. Kjo bënë që herë pas here gjatë stinës së verës të ketë reduktime në zonat e larta. Nuk mund të ketë krizë me ujë sepse furnizimi do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. Mund të ketë edhe ndikime tjera sepse mund të vijnë tërmetet, por janë raste të jashtëzakonshme”, tha Xhafa.

Sipas tij, borxhet e konsumatorëve  kanë arritur mbi 45 milionë euro që nga pas lufta. Ai ka sqaruar se për shkak të borxheve kanë dërguar te përmbaruesi çdo dy muaj 600 lëndë.

“Borxhet janë mbi 45 milion euro në këto 20 vjet të pasluftës dhe borxhet që po flasim për vitin 2021 nuk është se janë të vogla. Por borxhi i vjetër vazhdon të jetë i lartë dhe vazhdon të rritet në 100%. Është fat i keq që një pjesë e vogël e konsumatorëve paguan rregullisht ndërsa pjesë të tjera paguajnë shumë më pak. Problematikë vazhdon të ketë aspekti i rasteve sociale që nuk po trajtohen ligjërisht dhe nuk është se kemi pagesa njëlloj siç ndodh me pagesat e energjisë elektrike që subvencion ministria e mirëqenies sociale. Urojmë të ndryshojë ligji dhe të përfitojmë nga kjo pjesë të marrin pagesa”.

Ai uron që të ndryshohet ligji sepse me ujin që “shitet”, “KRU” Prishtina mbulon të gjitha shpenzimet për paga, mbulimin e tarifave të energjisë elektrike etj.

“Me ujin që shitet ne mbulojmë të gjitha shpenzimet për paga, mbulimin e tarifave të energjisë elektrike që janë të larta dhe paguajmë mbi 2.5 milionë euro në energji elektrike. Ne varemi nga pagesat e konsumatorëve. Tek përmbaruesi këtë vit kemi pasur më shumë raste që kemi dërguar sepse masat e pandemisë kanë qenë më të lehta. 600 lëndë kemi dërguar çdo dy muaj te përmbaruesi. Fati i keq është që konsumatorët po ngarkohen ekstra me tarifa”.

“… jemi munduar që konsumatorët t’i kursejmë nga përmbaruesi duke i thirrur përmes qendrës së thirrjes ku një mori e tyre janë përgjigjur sepse përmbarimin e lëmë si mundësi të fundit që t’i shpëtojmë nga tarifat”, tha ai.

Xhafa shtoi se për 6 vjet do të investohen 150 milionë në sektorin e ujërave të ndotura, raporton EO.

“Sa i përket furnizimit me ujë do të jetë stabil për të gjithë. Pjesa tjetër urojmë të vijnë punonjës të moshave të reja sepse kemi problem me pjesën e stafit për shkak të moshës së vjetër. Do të vazhdojmë me investime kapitale në sektorin e ujërave të ndotura. Investimet në teren planifikohen të fillojnë në vitin 2023, ku për 6 vjet do të investohen 150 milionë në sektorin e ujërave të ndotura”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments