Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTërhiqen kamionët serbë, largohet Njësia Speciale në Jarinjë

Tërhiqen kamionët serbë, largohet Njësia Speciale në Jarinjë

Kamionët serbë janë larguar nga pika kufitarë në Jarinjë, pas tyre është tërhequr edhe Njësia Speciale e Kosovës.

 

Kamionë të cilët kanë qenë të ngujuar për 12 ditë në pikën kufitare në Jarinjë kanë pasur probleme të ri ndezën pasi që iu është harxhuar bateria e motorit.

E si zgjidhje për këtë, kanë shfrytëzuar kabllot e njëri tjetrit për të i ndezur.

Kjo pikë kufitare ka qenë e bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë, raporton Ekonomia Onlinine

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës tash e sa vjet.

Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Sipas marrëveshjes:

Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments