Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTërbohen në Serbi, i dërgojnë letër urgjente FIFA-s kundër Shaqirit dhe FFK-së

Tërbohen në Serbi, i dërgojnë letër urgjente FIFA-s kundër Shaqirit dhe FFK-së

Federata e Futbollit të Serbisë ka njoftuar se do të bëjë kërkesë te FIFA kundër Xherdan Shaqirit dhe FFK-së.

Sekretari i Federatës Serbe, Jovan Shurbatovic ka thënë se do të dërgoj në FIFA një letër proteste për dy “incidentet” në Zvicër dhe Suedi.

Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’i dërgojmë FIFA-s gjatë ditës. Ne do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste “UÇK” gjatë deklaratës për mediat, por edhe kundër të ashtuquajturës Shoqatës së Futbollit të Kosovës për shkak të shfaqjes së parullës “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen Suedi – e ashtuquajtura përfaqësimi i Kosovës dhe propaganda e idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Federata e Futbollit e Serbisë do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të dënuar përgjegjësit për këto ngjarje nga futbolli“, ka thënë Jovan Shurbatovic.

Xherdan Shqirit iu dhurua një gjaket me emblemën e UÇK-së gjatë prononcimit për media pas ndeshjes që Zvicra e fitoi ndaj Irlandës së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments