Në regjionin e Mitrovicës saktësisht në fshatin Koshtovë njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë.
Kësisoj, aty është hasur në mallra të kontrabanduara (pa dokumentacion) me origjine nga Serbia.
Dogana ka bërë të ditur se sasia është mbi 2500 litra pije të gazuara, automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.