Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Rahovec.
Një person ka raportuar në Polici se ishte objekt i një sulmi me armë derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, raportont eve1.info
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Ndryshe, rasti është nën hetime.
„Rahovec / 14.10.2024 – 15:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe kishte qëlluar veturën. Përveç dëmeve materiale në veturë nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.” – thuhet në raport.