Monday, October 21, 2024
HomeLajmeKosovaTentim-vrasje në Prishtinë, një femër e një mashkull sulmohen brutalisht në lokal

Tentim-vrasje në Prishtinë, një femër e një mashkull sulmohen brutalisht në lokal

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një tentim- vrasje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy viktimat një mashkull dhe një femër  kosovare kanë raportuar se brenda në një lokal ishin sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me të cilët më parë kishin pasur një problem.

Si pasojë e rastit dy viktimave të rastit iu ka ofruar tretmani mjekësor ndërsa  janë  arrestuar tre të  dyshuarit meshkuj.

Nga të njëjtit janë konfiskuar, një pistoletë me 12 copë fishek për të cilën posedohej leje dhe një pistoletë plastike (lodër).

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments