Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.
Policia konfirmoi se rasti u iniciua si “tentim vrasje”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.
Dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati, tashmë janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi.
Mësohet se një nga të dyshuarit është i mitur.