Friday, February 7, 2025
HomeLajmeKosovaTentim dhunim në Fushë Kosovë: 14-vjeçarja rrëfen në Polici raportin me një...

Tentim dhunim në Fushë Kosovë: 14-vjeçarja rrëfen në Polici raportin me një burrë, arrestohet i dyshuari

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Të dyshuarit kryesisht janë të moshës madhore, të cilët edhe krijojnë raporte të afërta me të miturat, me qëllime seksuale.

Një rast i tillë u zbulua së fundmi në Fushë Kosovë dhe viktima është një vajzë 14 vjeçare, e cila bashkë me prindërit e saj ia mësyu dje Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura ka rrëfyer se ka qëndruar bashkë me një person në banesën e familjes, me të cilin kanë pasur raport intim para rreth 1 jave.

Pasi familja zbuloi rastin, kërkoi ndihmë në Polici, me ç’rast u identifikua personi i dyshuar.

Si rezultat i denoncimit, zyrtarët policorë janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar e shoqëruar në stacion personin e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar hetimi nën dyshimet për veprën penale ‘Dhunim në tentativë’, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments