Monday, November 25, 2024
HomeLajmeTensionet e reja me bllokadën e kosovarëve në Serbi, Bislimi e Petkoviqi...

Tensionet e reja me bllokadën e kosovarëve në Serbi, Bislimi e Petkoviqi takohen nesër në Bruksel

Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë, nesër në Bruksel, Bashkimi Evropian do mbajë një takim në nivel kryenegociatorësh.

Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet për një takim të mundshëm për nesër mes palëve.

”Po sigurisht”, qe përgjigjia e Stanos.

Një takim mes palëve e kishte paralajmëruar edhe para dy ditëve ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, megjithatë jo për të tilla tensione të krijuara sot, veçse për çështjen e dinarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments