IHMK ka parashikuar se përgjatë ditës së premte dhe të shtunë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale dielli.
Siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, temperaturat minimale përgjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -5 gradë Celcius, teksa maksimalet 1-4 gradë Celcius.
Të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët. Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në komunikatë.