Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).