Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTelefonata shqetësuese në ditën e votimit

Telefonata shqetësuese në ditën e votimit

Disa thirrje telefonike i kanë shqetësuar qytetarët në ditën e zgjedhjeve lokale për balotazh, gjatë të dielës.

 

Një nga ata që mori një telefonatë të tillë ishte edhe avokati Arianit Koci.

Këtë e bëri të ditur më anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai thotë se në diçka të ngjashme hasi sa ishte edhe me një mik të tij.

Thirrje të njëjtë pretendon se mori edhe ish-deputeti Fisnik Ismajli i cili shkruan se edhe u ofendua.

E ky fajin ia adreson, ish-subjektit të tij politik, Lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit, i thanë televizionit se nuk e konsiderojnë relevante t’u përgjigjen akuzave të Ismajlit, duke mohuar edhe që e kanë bërë një veprim të tillë.

Klan Kosova i ka të konfirmuara edhe tri raste të ngjashme të thirrjeve të pranuara gjatë të dielës, por të njëjtit nuk është se i raportuan tek policia.

Se nuk pati raportime për një shqetësim të tillë, e konfirmuan edhe organet e rendit.

Koci tregon nëse  një veprim i tillë përbën vepër penale.

“Nuk besoj që janë konsumuar elementet e veprës penale, por nëse u bë në mënyrë masovike, nëse ka mbledhur dikush informacionet, atëherë duhet të shikojmë qëllimin e tyre”, tha ai.

Së paku dy nga numrat që i bënë këto thirrje gjatë të hënës ishin të pa qasshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments