Pasnesër, fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni.
Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së, do të prezantohen të shtunën, në Prishtinë, në një konferncë shtyp nga Shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.Shpërndarja e vëzhgues në terren, do të fillojë të dielën, theksohet në njoftimin zyrtar.