Gjatë ditës së sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Hoti theksoi se këto të shtëna janë dëgjuar në rrethinën e komunës së Zveçanit.
Gjithashtu u tha se të shtënat dyshohet se janë dëgjuar në një aheng familjar.
“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka patur ndonjë aheng/darsëm në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, deklaroi Hoti.