Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 gjatë vitit të kaluar ishin ndaluar organizimi i ahengjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe dasmat.
or vera këtë vit ishte përplot me organizime të tilla, në mesin e tyre edhe dasmat.
Por pavarësisht një pauze që patën për shkak të pandemisë, sërish nuk u la anash “zanati” i vjetër i gjuajtjes me armë në ahengje të shumta familjare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë verës janë arrestuar 81 persona të dyshimtë dhe janë konfiskuar 112 armë, për të shtëna në dasma e ahengje.
“Policia e Kosovës gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori 2021 e deri më sot, ka qenë shumë e angazhuar në parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma.Patrullat policore gjithandej vendit kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’.Aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prap ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu u theksua se gjatë kohës kur janë arrestuar persona te dyshimtë janë konfiskuar 91 revole dhe 21 armë të gjata.
“Policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla.Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar”.