Ndërtesat pranë vullkanit në ishullin spanjoll La Palma u përfshinë nga lumenjtë e lavës herët të shtunën.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, magma shkatërroi të paktën katër ndërtesa në fshatin Callejon de la Gata, thanë dëshmitarët.
Kishte një seri prej 37 lëvizjesh sizmike të shtunën, me masën më të madhe prej 4.1, tha instituti kombëtar gjeologjik spanjoll.
Vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë më 19 shtator dhe ka shkatërruar më shumë se 800 ndërtesa dhe ka detyruar evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre në ishull.
La Palma, me një popullsi prej 83 mijë banorë, është një nga Ishujit Kanarie në Atlantik.