Saturday, November 23, 2024
HomeLajme“Të pajtohen shpejt për detajet” kërkesa e Macron, Scholz dhe Meloni për...

“Të pajtohen shpejt për detajet” kërkesa e Macron, Scholz dhe Meloni për Kurtin e Vuçiqin

Në një letër të përbashkët që e kanë lëshuar dje ku kanë konstatuar se Kryeministri Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq janë pajtuar që t’i implementojnë marrëveshjet përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, u kanë kërkuar atyre që të pajtohen shpejt për detajet.

“Tani presim që Kosova dhe Serbia shpejt të pajtohen për detajet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian” thuhet në fund të deklaratës së tyre.

Mbetet të shihet nëse ky dialog tani do të zhvillohet në Bruksel apo përmes diplomacisë fluturuese të Emisarit Miroslav Lajçak. Sidoqoftë duket se Macron, Scholz dhe Meloni bashkë me zyrtarë të BE’së ia kanë dalë ta rikthejnë diskursin e dialogut pas sulmit të 24 shtatorit.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Macron, Scholz dhe Meloni është thënë për herë të parë hapur se Kosova duhet të nis me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ndërkohë kanë këruar nga Serbia që të njohë de-facto Kosovën.

Kjo komunikatë ka ardhur pas takimeve që kanë pasur në Bruksel me kryeminsitrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, verzionin e rezultatit të bisedimeve e ka dhënë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, duke thënë se Kurti e Vuçiq s’kanë qenë të gatshëm të pajtohen për modelin evropian të Asociacionit pa vendosur parakushte të tjera që për njërën palë kanë qenë të papranueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments