Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeTë hënën FSK-ja organizon “Ditën e Hapur”

Të hënën FSK-ja organizon “Ditën e Hapur”

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, të hënën, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur’’.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments