Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaTë gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë nga java e ardhshme do të...

Të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë nga java e ardhshme do të hyjnë në grevë

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të enjten me datë 25.11.2021 të mbajë grevë të përgjithshme një ditore, tetë orëshe.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sfeçla dhe ministrin e ri të Shëndetësisë.

“Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i  njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022. FSSHK-së paralajmëron se Grevat  dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet nga FSSHK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments