Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTë gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë pikash.

 

Një ndër to ishte edhe miratimi i propozim vendimin që Majlinda Kelmendi t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset në sportin e xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Si dhe kalimi i draft koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Po ashtu janë emëruar edhe bordet e katër ndërmarrjeve publike të ujësjellësit.

Këtu janë pikat e plota që janë miratuar sot nga Qeveria:

Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokument për zhvillimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë (MD)

Aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 34 dhe Ekstrakttit të Procesverbalit nga mbledhja e 35 elektronike/korresponduese e Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropian për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të” (MFPT)

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar (MM)

Shqyrtimi i Projektligjit për Patenta (MINT)

Shqyrtimi i Projektligjit për Dizajnin Industrial (MINT)

Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës (MINT)

Shqyrtimi i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-074 për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (MBPZHR)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amandamentimit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (ZKM)

Shqyrtimi i Draftit të Strategjisë Shtetërore për migrim 2021-2025 dhe Plani i Veprimit 2021-2023 (MPB)

Shqyrtimi i Projek-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Nr.10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave (MAPL)

Shqyrtimi i Draftit të Planit Vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2022 (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2020 (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Raportit Vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2020 (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik për ndërtimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë (MMPHI).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për nevoja të Korporatës Energjetik të Kosovës (KEK-Sh.A) (MMPHI)

Shqyrtimi i propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për Projektin e Zgjerimit dhe Rehabilitimi i rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë (MMPHI)

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë që të veprojë në pajtim me nenin 3 Ligji nr 04 L-0142 për Prokurimin Publik për negocim/rinegocimin e kontratave për furnizimin me vaksina COVID-19 (MSH)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/33 të datës 30 gusht 2021 (MSh).

Shqyrtimi i Propozim vendimit që Majlinda Kelmendit ti njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e dhënë në promovimin e sportit të xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare(MKRS).

Shqyrtimi i Propozimvendimit për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Arsimit për lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit për programin Fulibright.

Shqyrtimi i Propozim vendimit për themelimin e Komisionit Ministror për Skemën e Garantuar për të Rinj .

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore për bashkëfinancimin e projekteve UN-HABITAT

Shqyrtimi i Propozim vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së financimit për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Banës Evropian për Investime (BEI) për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”.

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin e për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Amandamentimit nr.2 të marrëveshjes së grantit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për projektin “Kontributi i BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë”.

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Evropa Kreative” për sektorët kulturorë dhe kreativë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Shqyrtimi i Nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2020. për programin e Bashkëpunimit ndërkufitare IPA II ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë NR. 12/17 të datës 25 qershor 2021 për emërimin e Bordit të Përkohshme të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër Lepenci”

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen publike të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen publike Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni” Ferizaj

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Pejë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments