Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka marrë shumë më shumë vota sesa kundërkandidati i tij nga LVV-ja dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri, sipas një Exit Poll-i të Baton Haxhiut të publikuar në Kanal 10.
Hamza ka marrë 57.9% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Agim Bahtiri ka marrë 32.5%.
Po ashtu nga tani ka nisur festa në Mitrovicë, pasi EXIT POLL-et po e shpallin fitues Bedri Hamzën.